Bota

Presidenti Brazilian nuk tërhiqet nga qëndrimi i ashpër për Izraelin në Gaza, e konsideron si gjenocid

Të hënën, qeveria Netanyahu tha se presidenti brazilian është "persona non grata" në Izrael derisa të tërhiqet nga qëndrimi i tij "anti-semitik".

24 Shkurt 2024, 13:03 Nga S.N
Presidenti Brazilian nuk tërhiqet nga qëndrimi i ashpër për
Presidenti i Brazilit

BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ditën e djeshme akuzoi sërish Izraelin për "gjenocid" të palestinezëve në Rripin e Gazë. Kjo vjen disa ditë pasi ai ndezi një stuhi diplomatike duke krahasuar operacionet ushtarake izraelite kundër Hamasit me Holokaustin.

“Ajo që po bën shteti i Izraelit nuk është luftë, është gjenocid, sepse po vret gra dhe fëmijë”, tha Lula.

Të hënën, qeveria Netanyahu tha se presidenti brazilian është "persona non grata" në Izrael derisa të tërhiqet nga qëndrimi i tij "anti-semitik".

Megjithatë, presidenti brazilian jo vetëm që nuk tërhoqi, por ritheksoi pozicionin e tij të diskutueshëm, duke përdorur vazhdimisht termin "gjenocid".

 “Është gjenocid! Janë mijëra fëmijë që kanë vdekur ose janë zhdukur. Nuk po vdesin ushtarët, por gratë dhe fëmijët në spitale. Nëse ky nuk është gjenocid, nuk e di se çfarë është”, theksoi presidenti brazilian.

brazil izrael

Sondazh

Poll

Bota 24 Shkurt 2024, 09:17 h.k

Kthim në politikën e frikësimit

Foto ilustruese GJERMANI-Në dyvjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka ...