Sport

Reagimi i mesfushorit Jorginho ndaj pyetjes së partneres, nëse do t'i propozojë për martesë...

Seriali "Married To The Game" nxjerr në dritë reagimin e Jorginhos ndaj pyetjes së partneres nëse do t'i propozojë.

23 Shkurt 2024, 17:12 Nga DOSJA

Reagimi i mesfushorit Jorginho ndaj pyetjes së partneres, nëse do

ANGLI - "Married To The Game", krijimi novator i platformës së abonimit, Amazon, zbulon më shumë detaje rreth jetës së WAGS, grave dhe partnerëve të sportistëve.

Jorginho dhe partnerja e tij Kat Harding luajnë në serialin e ri, premierë të premten (23/2).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jorginho Frello (@jorginhofrello)

Në një nga klipet që janë publikuar, shohim reagimin e futbollistit të Arsenalit kur e dashura e tij pyet nëse do t'i propozojë.

Konkretisht, çifti ndodhet në dhomën e gjumit të shtëpisë së tyre dhe po përgatiten për një dalje. Kat thotë "sot them të vesh diçka ndryshe. Nuk do të më propozosh, sot apo jo?"

Futbollisti i zënë ngushtë, i përgjigjet “jo”. Ajo nga ana e saj i thotë “vetëm në rast se është bosh”, duke treguar se e ka vënë unazën në një gisht tjetër.

Jorginho u përgjigj se do të mbetej bosh dhe më pas i tha se do ta priste poshtë, duke mbyllur derën pas tij.

Edhe pse në kuadër të serialit (të filmuar në vitin 2023) mesfushori 32-vjeçar dukej se nuk kishte ndërmend t'i propozonte asaj, ai e bëri këtë në dhjetor të vitit të kaluar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Catherine Harding (@cat_cavelli_)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll