Sport

Tuchel thyen heshtjen: “Vetëm unë jam problemi i Bayernit?!”

Drejtuesit e dinë se çfarë mendoj. Ua thashë privatisht, nuk kam ndërmend ta bëj edhe publikisht”, u shpreh trajneri. Rekordmenët e futbollit gjerman pothuajse e kanë humbur titullin kampion (Bayer Leverkuseni ndodhet 8 pikë larg).

23 Shkurt 2024, 17:04 Nga DOSJA
Tuchel thyen heshtjen: “Vetëm unë jam problemi i

GJERMANI - Thomas Tuchel ka folur pas zyrtarizimit të ndarjes së tij me Bayern Munich në fundin e sezonit. Drejtuesit e klubit bavarez njoftuan tifozët se 50-vjeçari nuk do të jetë më në pankinën e skuadrës në sezonin e ardhshëm.

“Nuk mendoj se jam unë problemi i vetëm. Dhe nuk jam i sigurt se kisha mundësi të vendosja në lidhje me ndarjen, pasi unë jam punonjës i klubit të Bayernit. Sigurisht që unë nuk e kam problem të marr përsipër përgjegjësitë e mia në lidhje me ecurinë e skuadrës.

Përgjegjësit e tjerë? Drejtuesit e dinë se çfarë mendoj. Ua thashë privatisht, nuk kam ndërmend ta bëj edhe publikisht”, u shpreh trajneri.

Rekordmenët e futbollit gjerman pothuajse e kanë humbur titullin kampion (Bayer Leverkuseni ndodhet 8 pikë larg).

Fokusi është në Champions League, aty ku për t’u kualifikuar në çerekfinale duhet përmbysur humbja 1-0 ndaj Lazios. Ndërkohë, e ardhmja e Tuchel pritet të jetë Anglia ku ka bërë shumë mirë dhe ka fituar me Chelsean. Gjermani është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll