Aktualitet

Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës/ Fëmijët e groposën brenda kasolles së lopës, publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes (FOTO)

Siç duket edhe në foto ata kanë hapur një gropë te madhe dhe pas ngjarjes së rëndë kanë varrosur babain e tyre dhe ditë më vonë kanë kryer një denoncim se është zhdukur pasi ka dalë për të ikur në punë.

23 Shkurt 2024, 19:44 Nga N.F
Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës/ Fëmijët e
Pamje nga vendi ku u varros 50-vjeçari

DURRËS- Pas zbardhjes së ngjarjes së rëndë ditën e sotme në Durrës ku u gjet i vdekur 50-vjeçari Pëllumb Meta janë publikuar edhe pamjet nga vendi ku u varros viktima. Fëmijët e viktimës pasi e kanë qëlluar për vdekje me armë e kanë varrosur brenda kasollës së lopës. Siç duket edhe në foto ata kanë hapur një gropë te madhe dhe pas ngjarjes së rëndë kanë varrosur babain e tyre dhe ditë më vonë kanë kryer një denoncim se është zhdukur pasi ka dalë për të ikur në punë.

24-vjeçari Hyseni Meta së bashku me vëllain 22-vjeçar, Amarildo Meta dhe 19-vjeçaren Hygerta  kishin varrosur trupin e babait të tyre pasi 24-vjeçari e kishte vrarë 50-vjeçarin brenda në banesë më 10 shkurt. Në lidhje me ngjarjen janë vënë në pranga 3 fëmijët e tij dhe është proceduat gruaja njëkohëshisht dhe nëna e të arrestuarve.

Si ndodhi ngjarja e rëndë? 

Pëllumb Meta, 50-vjeç ishte raportuar i zhdukur nga djali i 10 ditë më parë. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet. Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. Më pas u zbulua se vrasjen e kishte kryer vëllai i 19-vjeçares ku tashmë janë vënë në pranga së bashku më vëllain tjetër 22-vjeçar.

vrasja ne durres pëllumb meta

Sondazh

Poll