Aktualitet

Po pastronin një kanal vaditës në Bushat, punonjësit e bashkisë gjejnë dy mina të paplasura

Sipas njoftimi të policisë ngjarja u regjistrua rreth orës 15:40 në Bushat të Shkodrës ku punonjësit e bashkisë teksa po pastronin një kanal vaditës zbuluan dy mina.

23 Shkurt 2024, 16:48 Nga N.F
Po pastronin një kanal vaditës në Bushat, punonjësit e
Foto ilustruese

SHKODËR- Pasditen e sotme janë zbuluar dy mina të paplasura në Bushat. Sipas njoftimi të policisë ngjarja u regjistrua rreth orës 15:40 në Bushat të Shkodrës ku punonjësit e bashkisë teksa po pastronin një kanal vaditës zbuluan dy mina. Më tej në njoftim bëhet me dije se minat dyshohet se i përkasin vitit 1997.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, gjatë pastrimit të një kanali vaditës në fshatin Bushat, punonjësit e bashkisë kanë gjetur 2 mina të paplasura, të ndryshkura, të cilat dyshohet se i përkasin vitit 1997. Shërbimet e specializuara të DVP Shkodër, shërbimet mbështetëse dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku vijojnë veprimet për sekuestrimin e 2 minave dhe hetimet për të dokumentuar rrethanat e rastit.

mina kanal vadites shkoder

Sondazh

Poll