Aktualitet

Filmonte gruan me kamera brenda shtëpisë, Gjykata e Apelit refuzon kërkesë për liri Asqeri Mandrit

Apeli refuzoi kërkesën për liri dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila la në “arrest me burg” 34-vjeçarin.

23 Shkurt 2024, 19:27 Nga h.k
Filmonte gruan me kamera brenda shtëpisë, Gjykata e Apelit refuzon
Foto ilustruese

TIRANË-Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për 34-vjeçarin Asqeri Mandiri, i cili u arrestua më 6 shkurt 2024 pasi kishte vendosur kamera në banesën e tij në Kodër-Kamëz për të monitoruar gruan e tij.

Apeli refuzoi kërkesën për liri dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila la në “arrest me burg” 34-vjeçarin.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka zhvilluar gjykimin, lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “arrestit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “dhunës në familje”, e parashikuar nga neni 130/a, paragrafi i tretë i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 365 Akti, datë 08.02.2024, ka vendosur:

-Vlerësimin e ligjshëm të “arrestit në flagrancë” të personit nën hetim A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje” të parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

-Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje” të parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale A. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, lidhur me masën e sigurimit personal nga “arrest në burg” në atë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” .

Në përfundim të gjykimit, më datë 23.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha, vendosi:

– Miratimin e vendimit me nr. 365 Akti, datë 08.02.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në njoftim.

asqeri mandri

Sondazh

Poll