Aktualitet

Aksident në Korçë, makina përplas këmbësoren

Ku një 43-vjeçar me iniciale G.M i cili po drejtonte një mjet të tipit BMW ka përplasur një 65 vjeçare me iniciale K.B.

23 Shkurt 2024, 15:30 Nga E.d

Aksident në Korçë, makina përplas këmbësoren

KORÇË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme rreth orës 14:10 në Korçë. Ku një 43-vjeçar me iniciale G.M i cili po drejtonte një mjet të tipit BMW ka përplasur një 65 vjeçare me iniciale K.B. 65-vjeçarja është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak Më datë 23.02.2024, rreth orës 14:10, në lagjen nr. 2, Korçë, pranë kinema "Majestic", automjeti tip "BMW", me drejtues shtetasin G. M., 43 vjeç, ka përplasur këmbësoren K. B., 65 vjeçe, e cila u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

korçë

Sondazh

Poll