Aktualitet

E bija vrau të atin në Durrës, RENEA dhe policia gjejnë armën e përdorur

Pistoleta është gjetur në një moçal dhe sipas të dhënave, Hygerta Meta ka treguar para hetuesve vendin ku e kishte hedhur atë.

23 Shkurt 2024, 17:17 Nga h.k

E bija vrau të atin në Durrës, RENEA dhe policia gjejnë

DURRËS- Pas disa orësh pas zbulimit të vrasjes së 50-vjeçarit, Pëllumb Meta është gjetur arma me të cilën u vra nga e bija. Pistoleta është gjetur në një moçal dhe sipas të dhënave, Hygerta Meta ka treguar para hetuesve vendin ku e kishte hedhur atë.

Arma do të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për të provuar nëse viktima është qëlluar me të njëjtën armë. Vajza deklaroi fillimisht se armën e kishte hedhur në det, por më pas ka treguar vendin e saktë.

Si ndodhi ngjarja e rëndë? 

Pëllumb Meta, 50-vjeç ishte raportuar i zhdukur nga djali i 10 ditë më parë. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet. Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. 

pëllumb meta vrasja ne durres

Sondazh

Poll