Aktualitet

Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet 36-vjeçari në Berat

36-vjeçari me iniciale D.B ishte dënuar edhe më parë për vepra penale "Veprime të turpshme" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik". 

23 Shkurt 2024, 14:34 Nga E.d
Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet
policia

BERAT- Një i dyshuar u arrestua në Berat pasi kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. 36-vjeçari me iniciale D.B ishte dënuar edhe më parë për vepra penale "Veprime të turpshme" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Stamaticë, Berat, i dënuar më parë për veprat penale "Veprime të turpshme" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

berat

Sondazh

Poll