Sport

Dënohet me burg lojtari i QPR-së, i theu me gur kafkën një shoferi kamioni!...

Telashe serioze për Elias Shear e QPR-së, i cili u shpall fajtor për një sulm, gati-gati vrastar, goditje me gurë ndaj një shoferi kamioni katër vjet më parë.

23 Shkurt 2024, 16:56 Nga DOSJA
Dënohet me burg lojtari i QPR-së, i theu me gur kafkën një

SKOCI - Elias Shear, lojtar i Queens Park Rangers është dënuar me një vit burg për një sulm tronditës katër vjet më parë! Ndërkombëtari maroken u shpall fajtor për një incident që i ndodhi në vitin 2020 dhe rrezikon seriozisht të burgoset, nëse apeli i tij nuk kalon në gjykatën në Antwerp, ku ai u rrit.

Në verën e vitit 2020, Shear, vëllai i tij dhe disa miq, pas një udhëtimi me kajak, u grindën me një shofer kamioni në rrugën e kthimit. Situata u përshkallëzua shpejt dhe të rinjtë përfunduan, duke e sulmuar me gurë burrin në fjalë, duke i thyer edhe kafkën.

“Klienti im pothuajse humbi jetën dhe u shpëtua pas disa operacioneve. Ai ishte i paaftë për të punuar për një kohë të gjatë dhe sot e kësaj dite është i detyruar të vuajë pasojat e atij sulmi”,- tha avokati i shoferit.

Megjithatë, derisa çështja të përfundojë, futbollisti maroken do të jetë në gjendje të "përfundojë" normalisht detyrimet e tij me Queens Park Rangers.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll