Aktualitet

Gara për kryeprokuror, KLP: Nesër publikohet renditja e kandidatëve

13 Nëntor 2019, 16:44 Nga DOSJA
Gara për kryeprokuror, KLP: Nesër publikohet renditja e

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shpall nesër renditjen e prokurorëve të cilët prezantuan sot para 11 anëtarëve platformat e tyre.

Sipas njoftimit bëhet me dije se deri nesër do të jenë analizuar të gjitha deklarimet e bëra nga kandidatët dhe KLP do të ketë renditjen e cila do të hidhet për votim në seancë.

“Miratimi i  projekt -vendimit “ Për renditjen e kandidatëve që kanë shprehur interesin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm”, bazuar në rezultatet e vlerësimit të kritereve sipas nenit 23 të Ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” si dhe të Rregullores ‘Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë’”, shkruhet në njoftim.

Në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Fatjona Memcaj, Arta Marku dhe Olsian Çela.Tre kandidatët u morën në pyetje një e nga një. Një ditë më parë në mbledhje KLP vendosi që brenda 10 ditësh duhet të emerohen 8 prokurorët e SPAK-ut dhe brenda 14 dhjetorit Shqipëria do të ketë Kryeprokurorin e ri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku fatjona memcaj gara për kryeprokuor olsjan cela arta marku fatjona memcaj gara për kryeprokuor olsjan cela

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Nëntor 2019, 15:42

KRUJË– Një banor i fshatit Murqinë ka treguar pasoja e reshjeve të shumta ditët e fundit në këto zona. Ai trefgon përpara kamerës se edhe rruga u ësh...