Aktualitet

Dëshmorët nuk harrohen! Humbën jetën nga shpërthimi i minës në Letoni, si u nderuan në kampin Adazi major Tanushi e nën

13 Nëntor 2019, 17:14 Nga DOSJA
Dëshmorët nuk harrohen! Humbën jetën nga shpërthimi i

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shpërndarë një foto nga kampi Adazi në Letoni, ku edhe humbën jetën dy ushtarakët shqiptarë.

Në ditën e dëshmorëve në Letoni, në kamp u nderuan edhe dëshmorët shqiptarë major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj, të cilët humbën jetën nga shpërthimi i një predhe gjatë stërvitjes së tyre.

“Në Camp Adazi u nderuan edhe dëshmorët tanë major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj. Lavdi përjetë!,”-shkruan në statusin e saj Xhaçka. 

Postimi i plotë: 

 

Më 6 maj në kampin e NATO-s në Letoni gjatë një seancë stërvitore shpërtheu një minë. Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vend nëntetarja Zarife Hasanajdhe u plagos rëndë major Klodian Tanushi. I plagosur mbeti edhe nëntetari Julian Kapaj. 

Katër ditë më pas, humbi jetën edhe major Tanushi, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marrë.  Dy ushtarakët e vrarë u nderuan me titullin “Dëshmor i atdheut”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klodian tanushi olta xhacka shpërthimi i minës në letoni zarife hasanaj klodian tanushi olta xhacka shpërthimi i minës në letoni zarife hasanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Nëntor 2019, 15:42

KRUJË– Një banor i fshatit Murqinë ka treguar pasoja e reshjeve të shumta ditët e fundit në këto zona. Ai trefgon përpara kamerës se edhe rruga u ësh...