Sport

Taylor Swift ‘ngatërron’ planet e Realit, ‘los blancos’ kërkojnë shtyrjen e ndeshjes!...

Koncerti i Taylor Swift në “Santiago Bernabeu” më 30 maj ka shkaktuar probleme për Realin, i cili po përpiqet ta zhvendosë ndeshjen e fundit në një datë tjetër.

23 Shkurt 2024, 16:36 Nga DOSJA
Taylor Swift ‘ngatërron’ planet e Realit, ‘los

SPANJE - 'Santiago Bernabeu' i ri po shkon drejt përfundimit, përpara hapjes qershorin e ardhshëm, ndërkohë që orari i rinovuar i Realit tashmë është i plotë.

Në fund të fundit, një nga faktorët e rindërtimit të stadiumit ishte organizimi i aktiviteteve të tjera sportive, si ndeshjet e tenisit dhe NFL, por edhe krijimi i një hapësire mikpritëse për koncertet e yjeve të nivelit botëror.

Në kategorinë e fundit bën pjesë edhe marrëveshja me këngëtaren e njohur amerikane,  Taylor Swift, për një koncert në “Santiago Bernabeu” më 30 maj 2024, në datën që megjithatë ka shkaktuar disa komplikime në orarin e Madridit.

Siç raporton “Athletic”, Reali i ka kërkuar nga La Liga që të shtyjë ndeshjen e fundit të ligës kundër Betisit në Madrid, të planifikuar për 24 maj në mënyrë që të ketë më shumë kohë për të përgatitur stadiumin për koncertin.

Megjithatë, duke qenë se njëri prej Realit, apo Betisit ende po lufton për diçka në sezon (titull apo biletë europiane), ndeshja e tyre duhet të luhet në të njëjtën kohë me ndeshjet e tjera, siç është zakon në Spanjë në ditën e fundit të ndeshjeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll