Sport

Trajneri Luís Castro për Cristiano Ronaldo: "Sa më shumë cilësi të ketë një lojtar, aq më e lehtë është të punosh me të"...

Trajneri i Al Nassr dha një intervistë për revistën e gazetës 'Nascer do Sol'

23 Shkurt 2024, 16:06 Nga DOSJA

Trajneri Luís Castro për Cristiano Ronaldo: "Sa më

ARABIA SAUDITE - Luís Castro, trajneri i Al Nassr, ka dhënë një intervistë për revistën e gazetës ‘Nascer do Sol’, në të cilën ndër disa tema, ka folur edhe për shkuarjen në Arabinë Saudite. 

Trajneri portugez ka rrëfyer se një nga arsyet e ndryshimit ka qenë edhe “prestigji” i Cristiano Ronaldos, me të cilin, sipas tij, ka qenë “e lehtë” të punosh. 

"Unë jam i mendimit se sa më shumë cilësi të ketë një lojtar, aq më e lehtë është të punosh me të. Problemi është kur gjatë gjithë karrierës tënde, dhe ti e di sa e gjatë ka qenë imja, fillova të luaja kur isha 11 vjeç…

Dhe fillova si trajner në moshën 35-vjeçare, kam rreth 27 vjet si trajner, e di se si është të ndërtosh një ekip me lojtarë që nuk kanë cilësi. Jam përpjekur ta menaxhoj jetën time, sipas objektivave: disa janë përmbushur, të tjerët jo. Unë nuk zhgënjehem kur nuk arrij disa nga ato që kam vendosur të bëj”,- tha ai. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll