Sport

Araujo: “Jam shumë i lumtur në Barcelonë”...

I pyetur nëse tifozët për largimin e tij të mundshëm, ai u shpreh i hapur: “jo, jo, jam shumë i lumtur këtu”

23 Shkurt 2024, 15:48 Nga DOSJA

Araujo: “Jam shumë i lumtur në Barcelonë”...

SPANJE - E ardhmja e Araujo-s është një nga çështjet që është në tavolinë prej disa muajsh, megjithëse për subjektin është një pjesë kyçe. Edhe më 14 shkurt, agjenti i lojtarit ishte në Barcelonë dhe u takua me Decon. 

Ka qenë një kontakt mes dy palëve, pasi ata nuk njihen personalisht. Futbollisti nga ana e tij ka ripërsëritur orët e fundit dëshirën e tij për të vazhduar si lojtar i Barçës.

“Ndihem shumë mirë në Barcelonë , jam shumë i lumtur. Unë kam qenë këtu për gati pesë vjet dhe e tregoj sa herë e vesh këtë fanelë në fushë”,- tha ai në një intervistë për “TNT”.  Madje ai shkoi një hap më tej kur gazetari e pyeti, nëse fansat duhet të kenë frikë nga largimi i tij i mundshëm. “Jo, jo, jam shumë i lumtur në Barcelonë”,- tha ai.

Araujo: “Jam shumë i lumtur në Barcelonë”...

Lidhur me këtë temë, Xavi në paraqitjen para ndeshjes së nesërme ndaj Getafes, të shtunën, iu referua edhe situatës së Araujos. Trajneri katalanas e ka shumë të qartë se duhet të jetë një lojtar i paprekshëm te Barcelona.

"Nuk ka dyshim. Ai është e tashmja dhe e ardhmja. Ai është një nga liderët brenda dhomave të zhveshjes dhe themelor për të ardhmen e klubit",- tha trajneri katalanas.

Araujo: “Jam shumë i lumtur në Barcelonë”...

Nga ana tjetër, Araujo iu referua barazimit ndaj Napolit. Mbrojtësi ishte I keqardhur që nuk mundi ta fitonte ndeshjen, por vuri në dukje punën në mbrojtje të bërë nga blloku katalanas. 

"Ne i njihnim sulmuesit që kishin dhe bëmë një punë të shkëlqyer në mbrojtje, ata e goditën portën një herë. Nëse jemi të mirë në mbrojtje, kjo skuadër është shumë e fortë dhe shumë e vështirë për t'u mposhtur. Vitin e kaluar e treguam këtë sezonin e kaluar duke fituar shumë ndeshje 1-0, falë detyrës së madhe mbrojtëse”,- shpjegoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll