Sport

Edhe Real Madridi ka paralajmëruar se ‘do të zbresë’ në Tiranë… në qershor

Real Madridi, i drejtuar nga Alvaro Arbeloa, do të udhëtojë drejt Shqipërisë në mes të qershorit me synimin për të testuar futbollistët e rinj për përfshirje të mundshme në akademitë e skuadrës.

23 Shkurt 2024, 12:25 Nga DOSJA

Edhe Real Madridi ka paralajmëruar se ‘do të zbresë’

SPANJE - Zhvillimi i futbollit shqiptar vazhdon i pandërprerë. Ata kanë bërë përparime të mëdha në futboll, siç është kualifikimi për në Gjermani në “Euro 2024”.

Prej ditës së djeshme, në Tiranë ka nisur projekti i madh i Manchester Cityt në vend. “Dyrrah City” hapi dyert dje për herë të parë në një event të madh, ku morën pjesë drejtues të akademive të qytetit në Mançester, njerëz nga qeveria shqiptare.

Ishin edhe trajnerë e specialistë nga qyteti i Durrësit dhe të Tiranës, ku u fol për rëndësinë e projektit, në kërkim të ... talenteve.

Një rrugë të ngjashme duket se do të ndjekë edhe Real Madridi. “Mbretëresha” nuk do të ndërtojë akademinë e saj në Tiranë, por ka njoftuar se në fillim të verës do të zhvillojë prova në Shqipëri, me synimin për të gjetur talente që mund të bashkohen me akademitë kryesore të klubit.

Të udhëhequr nga trajneri i të rinjve të Real Madridit, Alvaro Arbeloa, Madridi do të udhëtojë drejt Tiranës për katër ditë për të zhvilluar prova të nivelit të lartë për djemtë dhe vajzat. 

Nga data 10 deri më 14 qershor njerëzit e Realit do të provojnë futbollistët e rinj shqiptarë, me shpresën për të gjetur një... diamant që do të mund t'i bashkohet akademive të Mbretëreshës në Madrid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Shkurt 2024, 09:30

Kylian Mbappé, shi milionash…

SPANJE - Të drejtat e imazhit janë kthesa e fundit që mbetet për nënshkrimin e operacionit Mbappe. Lojtari dhe Real Madridi vazh...