Sport

Tifozët e ekipit të divizionit B në Argjentinë, tundin armët para ndeshjes, shikoni videon

Imazhe të pabesueshme të huliganëve të Laferrere, të cilët tregojnë armët e tyre pak para se të mbërrinin në fushën e ekipit të tyre

23 Shkurt 2024, 11:43 Nga DOSJA

Tifozët e ekipit të divizionit B në Argjentinë, tundin

ARGJENTINE - Të shtunën e kaluar, Deportivo Laferrere priti Deportivo Armenio-n për ndeshjen e tretë të kampionatit Primera B (kategoria e tretë e futbollit në Argjentinë ).

Një derbi lokal mes dy skuadrave nga rrethet e Buenos Aires, i cili përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve, megjithatë ajo që ndodhi para fillimit të ndeshjes shkaktoi ndërhyrjen e drejtësisë.

Në rrjetet sociale, tifozët e Laferreres shfaqën një video të një autobusi, që i çonte në stadium... E nëse reagimi i parë ka të bëjë me faktin se në tavanin e mjetit kishte njerëz, ndërsa disa të tjerë vareshin nga dyert dhe dritaret e hapura, në pamjen e parë nga afër të gjithëve u ngrinë sytë.

Por befas në kornizë shfaqen fansat e Laferreres, të cilët mbajnë pistoleta në duar, i tundin dhe duken gati për t'i përdorur!

Videoja i përket një anëtari të Barra Brava (organizatorëve të klubit), i cili jo vetëm po fiksonte momentet, por edhe po i motivonte "shokët" e tij të tregonin armët...

Dhe aty tronditja bëhet edhe më e madhe, pasi papritur një nga pasagjerët e autobusit shfaqet në njërën prej dyerve, duke mbajtur një automatik në duar, me njerëzit në rrugë që i hyjnizojnë ata (!) dhe personi që filmon videon duke i nxitur të tjerët: ”le të shkojmë në gjuajtje, le të shkojmë në gjuajtje”.

Me videon që u bë virale, ka pasur edhe ndërhyrjen e prokurorit, i cili kërkon përgjegjësi për autorë fizikë dhe moralë të kësaj ngjarjeje tronditëse.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Shkurt 2024, 09:30

Kylian Mbappé, shi milionash…

SPANJE - Të drejtat e imazhit janë kthesa e fundit që mbetet për nënshkrimin e operacionit Mbappe. Lojtari dhe Real Madridi vazh...