Aktualitet

"Ose do e vrisja, ose do arratisesha"/ Dëshmia e 19-vjeçares: E kam kryer e vetme krimin

19-vjeçarja u tha gjithashtu hetuesve se në ditën e vrasjes babë e bijë ishin vetëm në shtëpi dhe mohoi ta ketë ndihmuar dikush tjetër.

23 Shkurt 2024, 11:23 Nga r.ll
"Ose do e vrisja, ose do arratisesha"/ Dëshmia e
hygerta dhe pellumb meta

DURRËS- Hygerta Meta 19-vjeçarja që vrau me armë zjarri babain e saj para 10 ditësh me arsyetimin se donte ta fejonte me zor, ka treguar para policisë se kishte konflikte dhe përplasje të vazhdueshme mes tyre. Ajo ka thënë se kishte vetëm dy opsione ose ta vriste ose të arratisej. 

"Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Babain e vrava se donte të më martonte me dikë që unë as nuk e doja. Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Unë planifikova se si mund të shpëtoja nga kjo fejesë. E vetmja mënyrë ishte ose të arratisesha nga shtëpia ose të vrisja babain”, mësohet të ketë deklaruar ajo.

19-vjeçarja u tha gjithashtu hetuesve se në ditën e vrasjes babë e bijë ishin vetëm në shtëpi dhe mohoi ta ketë ndihmuar dikush tjetër.

“Një ditë nisëm të debatonim prap kur ishim në shtëpi. Nëna ishte në arë. Mora pistoletën dhe e qëllova. Më pas kisha frikë mos më fusnin në burg dhe mendova të fshihja trupin e babait. Pasi e varrosa në afërsi të banesës mendova se edhe policia e besoi se ai ishte zhdukur. Unë e kam kryer e vetme krimin, nuk më ka ndihmuar askush”, ka thënë ajo.

Por policia raportohet se ka marrë në pyetje të gjithë familjarët, ndërsa pritet të ketë arrestime të reja lidhur me ngjarjen. Policia dhe hetuesit gjithashtu po punojnë për gjetjen e armës së krimit, për të cilën vajza tha se kishte përdorur armën e babait të saj. 

hygerta meta pellumb meta vrasje ne durres

Sondazh

Poll