Aktualitet

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari/ Merren në pyetje djemtë e viktimës, priten arrestime të tjera

Po ashtu sipas informacioneve, dy djemtë e viktimës, po merren në pyetje nga autoritetet.

23 Shkurt 2024, 11:14 Nga r.ll
Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari/ Merren në pyetje
kasollja

DURRËS- Janë publikuar pamje nga kasolla ku 19-vjeçarja, Hygerta Meta i dha fund jetës së babait të saj Pëllumb Metës, duke e qëlluar me armë. Ndërkohë mësohet se arma e krimit ende nuk është gjetur ndërsa policia vijon me kërkimet.

Po ashtu sipas informacioneve, dy djemtë e viktimës, po merren në pyetje nga autoritetet. Kjo sepse dyshohet se vajza nuk e ka kryer e vetme krimin e rëndë, por mund të jetë ndihmuar nga familjarët. Sipas informacioneve pritet të ketë arrestime të reja. Në dëshminë e saj vajza e ka mohuar faktin se familjarët e tjerë janë të përfshirë. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë? 

Pëllumb Meta, 50-vjeç ishte raportuar i zhdukur nga djali i 10 ditë më parë. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet. Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. 

vrasje ne durres

Sondazh

Poll