Politike

"Sot në parlament votuan trafikantët e kullave!" Berisha: Rama merr 30 përqind për çdo leje ndërtimi që firmos

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se sot votuan trafikantët e drogës që shëmtojnë Tiranën me monumentet e drogës dhe korrupsionit.

22 Shkurt 2024, 20:09 Nga N.F

"Sot në parlament votuan trafikantët e kullave!" Berisha:

Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot para mbështësve të tij ka folur në lidhje me seancën e sotme plenare. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se sot votuan trafikantët e drogës që shëmtojnë Tiranën me monumentet e drogës dhe korrupsionit.

Berisha më tej shtoi se me kullat e drogës dhe korrupsionit fryhen me qindra milionë euro kontot bankare të Edi Ramës i cili sipas kreut të PD-së kryeministri nuk lejon komisionet hetimore që ti nxjerrin në dritë këto raste.

Fjala e plotë:

Miqtë e mi, në një vend ku nuk ka drejtësi, duhet prokurori publik, gjykatësi publik. Prokurori publik, sigurisht nuk ka fuqi t’i dërgojë kriminelët ku e kanë vendin. Por prokurori publik nga kjo tribunë, nga kjo platformë, ka të gjithë fuqinë morale për t’i varur ata në shtyllën e turpit të kombit shqiptar, në mënyrë figurative. Ka të gjithë forcën për t’u bërë atyre gjyqin moral. Për t’i bërë Edi Ramës, gjyqin që meriton. Njeriut, i cili ka pushtuar parlamentin me Lindën e tij. E përdor atë si një strofull të interesave të klaneve më kriminale.


Sot në parlament nuk votuan deputetët. Sot votuan trafikantët e drogës që shëmtojnë Tiranën me monumentet e drogës dhe korrupsionit. Me kullat e drogës dhe korrupsionit dhe që fryjnë me qindra milionë euro kontot bankare të Edi Ramës. Sot u vendos që barbaria e tyre të vërshojë drejt trashëgimive tona qindra e mijëra vjeçare. Drejt parqeve tona. Po pse? Vetëm e vetëm se Edi Rama në çdo ndërtim, në çdo leje merr përqindjen e tij.

Imagjinoni ju miq, a mund të imagjinoni ju miq një kryeministër në botë që firmos leje ndërtimi si për kullën 70-katëshe, edhe për ndërtesën dykatëshe të Karlo Bolinos. A ekziston kund në botë kjo? Ekziston vetëm aty ku gjithçka bëhet në funksion të xhepit të tij. Sepse prapa firmës së tij, siç flitet rëndom, qëndrojnë të paktën 30 përqind e ndërtimit. Në 10 kate, tre kate. Në 30 kate, 10 katet e Ramës. Kur bëhen 60, fut 20-katëshin në xhep. Por ai nuk lejon komisionet hetimore sepse ata do nxjerrin të gjitha këto në dritën e diellit.

berisha rama parlament

Sondazh

Poll

Politike 22 Shkurt 2024, 12:04 I.A

Ambasadori britanik viziton SPAK

  Makina e ambasadorit TIRANË- Ambasadori britanik në vendin tonë Alastair King-Smith ka shkuar në Prokurorinë e P...