Sport

Magjia e Leo Messit në startin e MLS-së: Driblim që vjen nga një planet tjetër, kalon topin edhe mbi një kundërshtar të rrëzuar…

Driblimin e vitit e ka bërë Lionel Messi në premierën e MLS me fanellën e Inter Miami.

22 Shkurt 2024, 08:30 Nga DOSJA

Magjia e Leo Messit në startin e MLS-së: Driblim që vjen nga

SHBA - Inter Miami i nisi detyrat në sezonin e ri të MLS me këmbën e djathtë. Lionel Messi ishte sigurisht fytyra e ndeshjes. Edhe pse nuk shënoi, superylli argjentinas bëri bujë në ndeshjen hapëse të MLS, madje krijoi golin e parë të skuadrës së tij që shënoi Taylor.

Megjithatë, kulmi i natës ishte një driblim i 'Pleshtit' ndaj një kundërshtari fatkeq, i cili ishte në fushë pas një përplasjeje me një lojtar të Inter Miami. Çfarë bëri Messi?  Argjentinasi përfitoi nga kundërshtari i rënë dhe ia kaloi topin mbi trup, duke e përdorur edhe si ekran!

Ashtu siç pritej, aksioni “çmendi” komentuesit e ndeshjes, të cilët nuk u besonin syve, me aksionin e Messit, që për fat të keq gjithsesi përfundoi në trupat kundërshtarit.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll