Sport

VIDEO / Nuk ka fitues në 'Maradona', Napoli dhe Barcelona ndahen në barazim 1-1... Arsenalit nuk i ndez "topi" në Porto

Në ndeshjen tjetër të luajtur në Porto, vendasit befasuan Arsenalin në kohën shtesë duke e mundur minimalisht 1-0.

21 Shkurt 2024, 22:57 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues në 'Maradona', Napoli dhe Barcelona ndahen

ITALI – Nuk ka fitues në “Diego Armando Maradona”, në përballjen e Napolit me Barcelonën e cila u mbyll në barazim 1-1. Pas një pjese të parë të barabartë në rezultat, ku nuk u shënua asnjë gol, në të dytën ishin spanjollët ata që ndryshuan shifrat e takimit.

Në minutën e 60-të pas asistit të Pedrit, Lewandowski arriti të shënojë golin e parë të ndeshjes duke dhënë përshtypjen e një fitoreje për katalanasit të cilët mund të përfitonin më tepër nga turbullirat e e Napolit këto ditët e fundit, i cili ndryshoi trajnerin vetëm 48 orë përpara kësaj ndeshjeje.

Megjithatë për italianët tashmë është rikthyer golashënuesi kryesor, i cili mungoi gjatë për shkak të Kupës së Afrikës dhe ndikoi jo pak në ndeshjet e napoletanëve. Viktor Osimhen, shërbehet nga Zambo Angusissa dhe në minutën e 75-të arriti të rikthejë sërish barazpeshën e golave në lojë. Me këtë barazim gjithçka mbetet e hapur për takimin e kthimit që do të luhet në Barcelonë.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër mes Portos dhe Arsenalit, vendasit befasojnë “Topçinjtë” në fund duke i shënuar golin e vetëm të takimit, me anë të Galenos, në kohën shtesë, por që mjaftoi për t’i dhënë një avantazh portugezëve për në takimin tjetër në Angli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll