Politike

U përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, Vokshi: Nuk ka asnjë organ ku të ankimohesh, nuk kemi shkelur asnjë rregull

Vokshi shprehet se dënimi ndaj tyre është politik dhe se në bazë të rregullores ajo duhet të ishte në sallë, pasi e ka ankimuar vendimin.

21 Shkurt 2024, 21:16 Nga I.A
U përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, Vokshi: Nuk ka asnjë organ
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka deklaruar se janë kthyer në diktaturë. Pasi mbledhja e Byrosë së Kuvendit dje nuk u zhvillua, Vokshi theksoi se deputetët nuk e kanë më të drejtën e ankimimimit. Vokshi shprehet se dënimi ndaj tyre është politik dhe se në bazë të rregullores ajo duhet të ishte në sallë, pasi e ka ankimuar vendimin.

"Në mënyrë “të suksesshme” dje, me urdhër të Edi Ramës, mbledhja e Byrosë u dështua. Po pse u dështua?! Në bazë edhe të informacioneve, procesverbalit, audios dhe videos që kam në dispozicion, nuk ka pasur asnjë fakt, nuk ka pasur asnjë dëshmitar për të bazuar dënimin e tyre. Është dënim politik.

Dënohen dy zonja deputet të opozitës vetëm se protestojnë në mënyrë paqësore, ndërkohë që shkelet rregullorja në mënyrë sistematike, duke futur Gardën, duke mos proceduar, duke mos dhënë të drejtën e fjalës, të replikës, të komisioneve hetimore, por kur proteston me një pankartë në dorë, përjashtohesh! Përjashtohesh 10 ditë, 20 ditë e kështu me radhë.

Kemi bërë një letër përsëri sot pas dështimit të mbledhjes së Byrosë politike, se në Byro Politik është kthyer ajo tani, e kam njoftuar Kryetaren e Kuvendit, e cila nuk mori pjesë edhe vet, ku e njoftova që unë do të jem në seancë sepse në bazë të Rregullores, thuhet se në momentin që bëhet animimi, vendimi i Sekretariarit pezullohet! Sot, përsëri gjejmë Gardën përpara! Pyes Sekretarin e Përgjithshëm që thotë “është hequr ky nen”. Tani, nuk ke të drejtë as të ankimohesh! E kuptoni se ku kemi arritur," tha Vokshi.

albana vokshi seance plenare 22 shkurt 2024

Sondazh

Poll