Politike

Aksioni opozitar vazhdon/ Votohet Amnistia Penale dhe marrëveshja me Italinë për emigrantët, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend?

As deputetët e opozitës nuk do të votojnë pro, ndërsa do të vijojnë me aksionin opozitar për bllokimin e seancës, pasi kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore dhe plotësimin e kërkesave të tyre. 

22 Shkurt 2024, 08:08 Nga M.B
Aksioni opozitar vazhdon/ Votohet Amnistia Penale dhe marrëveshja me
Kuvendi

TIRANA- Sot mbahet seanca e radhës në Kuvend ku në rendin e ditës për t'u votuar janë Amnistia Penale dhe marrëveshja me Italinë për emigrantët.

Amnistia Penale në fakt duket se ka mbetur sërish peng i 84 votave që duhen për ta miratuar pasi kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha deklaroi dje se nuk do të marrë pjesë në seancë për të votuar projektligjin. As deputetët e opozitës nuk do të votojnë pro, ndërsa do të vijojnë me aksionin opozitar për bllokimin e seancës, pasi kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore dhe plotësimin e kërkesave të tyre. 

Lidhur me Amnistine Penale, PS tha se bëhet fjalë për ulje të dënimit me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë e të miturit edhe për ata që janë dënuar nga GJKKO, që më parë përjashtohen nga përfituesit. Ministri Manja nuk e mbylli derën e diskutimeve, duke thënë se janë të hapur që të gjejnë një konsensus. Enkelejd Alibeaj nga ana tjetër ka propozuar faljen e protestuesve të opozitës nga data 1 tetor 2018 deri më 31 dhjetor 2020. Socialistët pranuan pjesërisht propozimet e Alibeajt për të amnistuar protestuesit por jo ata që kanë akuzën e shkatërrimit të pronës dhe kundërshtimit të policisë së shtetit.

Nga ana tjetër, kujtojmë se pasi Gjykata Kushtetuese i dha 'dritën jeshile' marrëveshjes me Italinë për emigrantët, dhe tani pritet votimi i saj sot në Kuvend.

kuvendi amnistia penale marreveshja me italine

Sondazh

Poll