Politike

Nuk siguroi votat nga opozita, PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale

Deputetët e opozitës e kanë shprehur që nuk do të votonin pro, ndërsa ditën e djeshme edhe kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha tha se nuk do ta votojë projektligjin. 

22 Shkurt 2024, 09:07 Nga r.ll
Nuk siguroi votat nga opozita, PS tërheq projektligjin për
kuvendi

TIRANË- Partia Socialiste ka tërhequr projektligjin për Amnistinë Penale nga seanca e sotme që do të mbahet në Kuvend pas disa minutash. 

Sipas burimeve për mediat, arsyeja e tërheqjes nga seanca plenare është mossigurimi i 84 votave që nevojiten për të kaluar projektligjin. Deputetët e opozitës e kanë shprehur që nuk do të votonin pro, ndërsa ditën e djeshme edhe kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha tha se nuk do ta votojë projektligjin. 

Ndërkohë një tjetër votim pritet të bëhet sot në seancën plenare, ajo e marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Nga ana tjetër deputetët e opozitës kanë lajmëruar se do të vijojnë me aksionin opozitar duke penguar kështu zhvillimin e seancës plenare. 

seance plenare 22 shkurt 2024

Sondazh

Poll