Politike

Rama u kërkoi minimalisht nga 4 anëtarësime, Veliaj pas 2 orësh anëtarëson 100 anëtarë në PS

Rama tha se Partia Socialiste është në fazën e angazhimit për anëtarësime të reja, ku minimalisht të ketë katër anëtarësime të reja. 

22 Shkurt 2024, 07:45 Nga r.ll
Rama u kërkoi minimalisht nga 4 anëtarësime, Veliaj pas 2
erion veliaj, edi rama

TIRANË- Partia Socialiste ka zhvilluar pasditen e djeshme mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë. Pas përfundimit të mbledhjes kryeministri Edi Rama foli për mediat ku tha se disa nga organizatat socialiste kanë probleme kryesisht me barazimet e kuotave gjinore. 

Rama tha se Partia Socialiste është në fazën e angazhimit për anëtarësime të reja, ku minimalisht të ketë katër anëtarësime të reja. 

"Duam minimalisht 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë. Dua dokumentim organizatë më organizatë prej çdo drejtuesi politik. Dua raport dhe fotografi. Pas kësaj bëjmë zgjedhje 15 mars-15 prill. Duhet ripërtëritje të çdo qelize të partisë. Barrën kryesore e kanë drejtuesit politikë edhe pse kanë ngarkesë të madhe. Të bëhet edhe një analizë për çdo kryetar njësie organizative. Duhet të na përfaqësojnë totalisht në këtë përpjekje. Strukturat janë aty për hallet e njerëzve. Të ketë një iventar për çdo familje.", tha Rama. 

Ndërkohë jo më shumë se dy orë më vonë kryebashkiaku i Tiranës përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi 100 anëtarësime të reja në njësinë nr.1 në kryeqytet.  Duket se Veliaj i ka pasur gati anëtarësimet e reja por nuk i anëtarësonte derisa Rama dha porosinë e tij. 

edi rama erion veliaj partia socialiste

Sondazh

Poll