Politike

Propozimi i Berishës: Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Berisha fjalën e tij u shpreh se protesta e djeshme ishte një thirrje e fuqishme për çdo demokrat që të dhjetëfishojë përpjekjet.

21 Shkurt 2024, 19:50 Nga h.k
Propozimi i Berishës: Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja
Foto ilustruese

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot para mbështësve të tij ka komentuar protestën e zhvilluar dje pranë Kryeministrisë. Berisha fjalën e tij u shpreh se protesta e djeshme ishte një thirrje e fuqishme për çdo demokrat që të dhjetëfishojë përpjekjet.

Berisha para mbështetësve propozoi ngritjen e një qeverie teknike dhe dhe më pas mbajtjen e zgjedhjeve të reja të përgjithshme. Ai më tej shtoi se është koha të trokasim në shtëpitë e shqiptarëve për të treguar misionin e tyre.

BerishaNuk ka më kohë për të humbur, o sot o kurrë, t’i futemi punës, shqiptarët na besojnë dhe na mbështesin, mosbindja civile do të vazhdojë. Shqipëria do të kthehet në normalitet vetëm kur Rama të iki, kur të krijohet qeveri teknike, të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Protesta e djeshme ishte një thirrje e fuqishme për çdo demokrat që të dhjetëfishojë përpjekjet, sepse fitorja po na pret. Sot ju jeni qindra vetë këtu. Por e patë dje se pas jush keni qindra e mijëra të tjerë që dolën në shesh, por të sigurtë të jeni ju se qindra e mijëra shqiptarë të tjerë që ende nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre, por që na mbështesin, na duan, që e duan Shqipërinë. Është koha që njerëzisht të trokasim në shtëpitë e tyre, vatrat dhe zemrat e tyre, të tregojmë se opozita është në këmbë, të ju kërkojmë të mos ikin nga Shqipëria dhe ti japin Shqipërisë një shans.

Tu tregojmë se në programin e ri të PD-së misioni ynë do të jetë që të investojmë tek ata, tek shqiptarët. Duke i dhënë qytetarit shqiptar gjithçka esenciale që ka sot një qytetar europian me pikënisje më kryesore, më të parë, më urgjente, minimumin jetik, dyfishimin e pagave, dyfishimin e pensioneve. Sepse vetëm duke investuar tek shqiptari, Shqipëria do të ngrihet lart. Vetëm duke investuar tek shqiptari, ne shërojmë plagët e kësaj qeverisje dhjetëvjeçare antishqiptare. Vetëm duke investuar tek shqiptari ne ndezim në zemrat dhe shpirtrat e të rinjve shqiptarë, ëndrrën shqiptare. Vetëm duke investuar tek shqiptari ne ecim drejt fitoreve dhe arritjeve të mëdha. Mos ju duket asgjë nga këto e pamundur miq, sepse mbrëmë e provuam se kur jemi bashkë nuk ka asgjë të pamundur.

sali berisha

Sondazh

Poll