Politike

"McGonigal u dënua se mori para nga ju"/ Rama mundohet të shmangë pyetjen: Nuk është siç thoni ju

Rama është përgjigjur për çështjen McGonigal, ku ka thënë sesa herë të kthehej prapa do ta takonte ish-agjentin e dënuar. Sipas Ramës kjo çështje nuk është siç e kanë transmentuar mediat. 

21 Shkurt 2024, 19:07 Nga h.k
"McGonigal u dënua se mori para nga ju"/ Rama mundohet të
Foto ilustruese

TIRANË-Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht dhe Kryetari i Partisë Socialiste pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve ka dhënë një komunikim për mediat. Rama është përgjigjur për çështjen McGonigal, ku ka thënë sesa herë të kthehej prapa do ta takonte ish-agjentin e dënuar. Sipas Ramës kjo çështje nuk është siç e kanë transmentuar mediat. 

Pyetje: McGonigal është dënuar me 28 muaj burg sepse u provua ndryshe nga ajo që keni thënë ju për marrjen e parave nga Agron Neza? A mendoni se do hetoheni për këtë rast, sepse McGonigal është dënuar sepse në një farë mënyre është korruptuar nga kryeministri i Shqipërisë.

RamaMos më ndërprit, unë në prononcimet e mia lidhur me këtë rast i jam referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA, sepse vetë nuk kam pasur dijeni me ato që janë thënë.

Pyetje: Prokurorja tha se paratë janë dhënë për të krijuar lidhje me zyrtarët shqiptarë? Ju e keni takuar.

RamaDo e takoja sa herë të kthehesha prapa, sepse po të më kërkohen takime nga zyrtarë të vendeve aleate, do i mirëpres gjithmonë.

Te kjo çështje duhet ta pranoj se ja keni futur kot.

asambleja kombetare e ps edi rama

Sondazh

Poll