Politike

"A do shkarkohen drejtuesit për shkak të performancës?"/ Rama pas Asamblesë: PS e ka ndryshimin në vetvete, unë do kem organizatat e mija në Durrës

Kryesocialisti tha se kjo nuk është qëllim në vetvete, por nuk i mohoi ndryshimet në PS, duke shtuar se ky fenomen është pjesë e organizatës së tij politike. 

21 Shkurt 2024, 18:57 Nga h.k
"A do shkarkohen drejtuesit për shkak të
Foto ilustruese

TIRANË-Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste ka dhënë një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve. Rama ka folur për raportimet e drejtuesve dhe i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve, nëse do të ketë shkarkimi të drejtuesve për shkak të performancës. Kryesocialisti tha se kjo nuk është qëllim në vetvete, por nuk i mohoi ndryshimet në PS, duke shtuar se ky fenomen është pjesë e organizatës së tij politike. 

"Jemi në fazën e dytë që sic e vendosëm në Asamblenë Kombëtare që është faza për anëtarësimet e reja dhe për balancimet gjinore. Kemi probleme në zonat rurale që të kemi një balancim."

Do të ketë ndryshime të drejtuesve nga ky raportim?

"Unë shoh një angazhim pozitiv dhe nga raportimet e sotme kam parë një punë pozitive. Kemi dhe një sistem që ka pasqyra të verifikueshme dhe të takimeve dhe të boshllëqeve. Por nuk e kam qëllim në vetvete heqjen e drejtueseve. Ndryshimi është pjesë e Partisë Socialiste. Do të jem në Durrës dhe sipas ndarjes secili ka 10 organizata socialiste. Unë do të kem organizatat e mija dhe do të marrë pjesë në mbledhjet e organizatave."

 

edi rama

Sondazh

Poll