Aktualitet

Asifiksohen punonjësit e një fabrike elektrike në Fier, mbërrijnë tre ambulanca dhe policia në vendgjarje

Mësohet se brenda kompanisë ka pasur rrjedhje të lëndëve kimike. Menjëherë në vendngjajre kanë mbërritur tre autoambulanca dhe mjete të policisë.

21 Shkurt 2024, 21:03 Nga h.k

Asifiksohen punonjësit e një fabrike elektrike në Fier,

FIER- Pak minuta më parë është regjistruar një incident në një fabrikë koreane në Fier. Mësohet se brenda kompanisë ka pasur rrjedhje të lëndëve kimike. Menjëherë në vendngjajre kanë mbërritur tre autoambulanca dhe mjete të policisë.

Dyshohet se 7 punëtorë të kompanisë që punonin në turn janë asfiksuar si pasojë rrjedhjes ndërsa veetëm njëra prej tyre ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Kompania ku u regjistrua ngjajra mësohet se operon prej 5 vitesh në sektorin e pajisjeve elektrike për automjete.

Njoftimi i plotë:

Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

fier rrjedhje gazi

Sondazh

Poll