Aktualitet

EMRI/ Shkatërrohet banda e krimit në Greqi, një prej të arrestuarve përdorte identitetin e një ish-efektivi të Komisariatit të Sarandës

Mes të arrestuarve është edhe një gjeorgjian i cili përdorte identitetin e një ish-efektiv të Komisariatit të Sarandës, Gëzim Qemal Elmazi.

21 Shkurt 2024, 16:24 Nga N.F
EMRI/ Shkatërrohet banda e krimit në Greqi, një prej të
Gjeorgjiani i arrestuar

GREQI- Një grup kriminal është shkatërruar nga autoritet greke duke vënë në pranga disa persona gjeorgjianë. Mes të arrestuarve është edhe një gjeorgjian i cili përdorte identitetin e një ish-efektiv të Komisariatit të Sarandës, Gëzim Qemal Elmazi. I arrestuari dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal të cilët kryenin vjedhje dhe rrëmbime.

Në sistemin e policisë greke, një prej të arrestuarve rezulton me dy identitete, konkretisht atë real si Giga Tchilaia, 38 vjec shtetas gjeorgjian por edhe si Gëzim Qemal Elmazi i datëlindjes 26.06.1977. Ky identitet i përket një banori të Sarandës, ish-efektiv i Komisariatit të Sarandës. Sipas mediave greke personi është me precedentë penalë, i arrestuar për pengmarrje në vitet 2000, por edhe në korrik 2017 si ndihmues i një grupi grabitësish të armatosur, që vepronin në kufirin greko-shqiptar, ku gjatë arrestimit të tyre në Sarandë u sekuestruan 2 pistoleta dhe sende të vjedhura në fshatrat grekë pranë kufirit.

Gjatë operacionit, policia greke sekuestroi para cash, drogë, armë dhe sende të ndryshme të dyshuara të vjedhura. Nga aktiviteti kriminal ky grup kishte përfituar mbi 200 mijë euro, ndërkohë që po hetohet pjesëmarrja e tyre në një sërë veprash kriminale.

greqi arrestim identitet polic shqiptar

Sondazh

Poll