Aktualitet

Ishte nisur drejt Turqisë, anija shqiptare me skrap përplaset me shkëmbinjtë në Ksamil

Dyshohet se pas një defekti në manovër dhe mos funksionim të sistemit të drejtimit së anijes “Bergfjord” e cila transportonte skrap, u përplas me një masiv shkëmbor.

21 Shkurt 2024, 14:57 Nga r.ll
Ishte nisur drejt Turqisë, anija shqiptare me skrap përplaset me
pamje e anijes

SARANDË- Një anije me flamur shqiptar e cila ishte nisur drejt Turqisë është përplasur me një masiv shkëmbor në Ksamil.

Dyshohet se pas një defekti në manovër dhe mos funksionim të sistemit të drejtimit së anijes “Bergfjord” e cila transportonte skrap, u përplas me një masiv shkëmbor.

Nga ky moment dhe pas komunikimit me kapitenerinë e portit Sarandë anija është udhëzuar për të hyrë në portin e marinës “Limion“.

Raportohet se nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që anija është ankoruar pa probleme. Situata do të vlerësohet nga ana e KSHF Kontrolli Shtetëror i Flamurit për vijushmërinë apo jo të lundrimit të anijes.

anija bergfjord ksamil

Sondazh

Poll