21 Shkurt 2024, 17:14
Nga N.F
Sendet e sekuestruara
GREQI- Katër shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritet greke pasi trafikonin drogë në Santorini. Sektori i narkotikëve pranë Drejtorisë së Sigurisë së Athinës çmontoi një organizatë kriminale që ushtronte aktivitet në furnizimin, magazinimin, falsifikimin, standardizimin dhe trafikimin e mëtejshëm të lëndëve narkotike në ishullin e Santorinit në Greqi dhe kryesisht në lokalet e natës në ishull gjatë muajve të verës.
Në prangat e policisë greke ranë shqiptarët Sulo Tahaj, 26 vjec dhe vëllai tij Genci Tahaj, 30 vjec nga Fieri, Fatmir Caushaj 36 vjec nga Tirana, Renson Marra, 24 vjec nga Kuçova dhe shtetasja ukrainase Anastasiya Ivanichenko, 30 vjec, aktualisht e paraburgosur në Koridhalo. Në kërkim u shpall Hekuran Gremi, 29 vjec nga Patosi si dhe po punohet për identifikimin e 16 personave të tjerë.
26-vjeçari Sulo Tahaj ishte drejtuesi i organizatës, përgjegjës për orientimin e plotë të anëtarëve të tjerë për transportin e drogës nga Athina në Santorini, standardizimin dhe ruajtjen e sasive në vende të fshehta në ishull për përfundimin e tyre me shpërndarjen në klubet e natës në ishull ose tek trafikantët e tjerë. 30-vjeçari Genci Tahaj ishte nëndrejtues, duke marrë pjesë aktive në menaxhimin dhe organizimin e grupit me fokus menaxhimin e të ardhurave të tij dhe përfitimet e pritshme. 36-vjeçari Fatmir Caushaj mori përgjegjësitë e drejtuesit dhe nënkryetarit të organizatës kur vellezërit Tahaj ndodheshin në Shqipëri.
Në kontrollet e kryera në një magazinë dhe në tre shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar: 336 gram kokainë, 2043 gram kanabis i papërpunuar, 295 tableta ECSTAZY, pistoletë, 60 fishekë, thikë, shumat prej 24,890 euro, 9,050 pesos uruguaiane, 182 dollarë amerikanë, 100 dollarë australianë dhe 5 paund britanike. Gjithashtu janë sekuestruar 3 peshore elektronike, pajisje elektronike për evakuimin e ajrit dhe formulimin e drogës, një mori ambalazhesh najloni dhe
7 automjete: dy furgona për transportin e turistëve, dy ICHE dhe dy motoçikleta.
greqi arrestim shqiptar droge
Aktualitet
21 Shkurt 2024, 16:24
N.F
Gjeorgjiani i arrestuar
GREQI- Një grup kriminal është shkatërruar nga autoritet greke duke vënë në pranga disa per...
Aktualitet
21 Shkurt 2024, 14:57
r.ll
pamje e anijes
SARANDË- Një anije me flamur shqiptar e cila ishte nisur drejt Turqisë është përplasur me një masiv shk&e...
Aktualitet
21 Shkurt 2024, 14:51
r.ll
pamje nga arrestimi
TIRANË- Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim në Itali për pjesmarrje në grup kriminal në I...
Aktualitet
21 Shkurt 2024, 14:36
M.B
Viktima
BRITANI- Autoritetet britaike kanë publikuar foton e një burri që u rrëzua në një rrugë në perënd...
Aktualitet
21 Shkurt 2024, 14:20
r.ll
altin dumani
SHKUP- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ndodhet sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, së...
Aktualitet
21 Shkurt 2024, 13:46
E.d
pamje e aksidentit
TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz. Në mjet ndodheshin 2 vajza njëra prej të...
Aktualitet
21 Shkurt 2024, 13:32
r.ll
altin çoku
TIRANË- Babai i 27-vjeçares që kreu vetëvrasje në Kamëz pak javë më parë, ka deklaruar se ...
Aktualitet
21 Shkurt 2024, 12:46
E.d
policia
KORÇË- Arrestohen 3 persona në Korçë dhe procedohet 1 tjetër për vepra penale të ndrysh...
Aktualitet
21 Shkurt 2024, 12:58
M.B
Ilir Selmani dhe Santiago Malko
TIRANA- I dënuar me 28 vite burg si pjesëmarrës në vrasjen e Santiago Malkos, Ilir Selmani ka dësh...
Aktualitet
21 Shkurt 2024, 12:22
r.ll
sibela abedini, altin çoku
TIRANË- Babai i 27-vjeçares që vrau veten pak javë më parë në Kamëz, Artani, k...