Aktualitet

Ndryshime në kabinetin e qeverisë, lirohet nga detyra zv.ministrja e Arsimit 

Tole ishte emëruar në këtë detyrë në vitin 2021 kur Ministria e Arsimit dhe Sportit drejtohej nga Evis Kushi.

21 Shkurt 2024, 17:53 Nga h.k
Ndryshime në kabinetin e qeverisë, lirohet nga detyra zv.ministrja e
Foto ilustruese

TIRANË-Albana Tole e cila mbante postin e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit, është liruar nga detyra këtë të mërkurë, me vendim të Këshillit të Ministrave. 

Tole ishte emëruar në këtë detyrë në vitin 2021 kur Ministria e Arsimit dhe Sportit drejtohej nga Evis Kushi.

V E N D I M

PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të   ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

albana tole ministria e arsimit

Sondazh

Poll