Politike

Këlliçi: PD i bën thirrje Rama-Ballës, jepini fund provokimeve ndaj opozitës, lironi protestuesit

Në një deklaratë për mediat, ai bën thirrje që të ndalen provokimet ndaj opozitës dhe se duhet të respektohen të drejtat e tubimit qytetar.

21 Shkurt 2024, 16:34 Nga h.k
Këlliçi: PD i bën thirrje Rama-Ballës, jepini fund
Foto ilustruese

TIRANË-Një ditë pas protestës së opozitës, Belind Këlliçi ka bërë apel që të lirohen qytetarët e arrestuar. Në një deklaratë për mediat, ai bën thirrje që të ndalen provokimet ndaj opozitës dhe se duhet të respektohen të drejtat e tubimit qytetar.

DEKLARATA E BELIND KËLLIÇIT 

Partia Demokratike siguron të gjithë protestuesit se ne do tu dalim zot. Tubimi i djeshëm, i qindra mijëra shqiptarëve është siguresa e garancisë se në këtë vend është sovrani që e ushtron pushtetin, dhe ata qeveritarë në kryeministri dhe ata policë me uniformë, janë vetëm qiraxhinj në shtetin e shqiptarëve.

Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku e të tjerë, të bëjnë kujdes! Tu thonë zelltarëve partiakë në polici se nuk i mbron asgjë para së drejtës dhe ligjit. Nuk mund të fshihen dhe nuk mund të marrin garanci paprekshmërie nga ata që as vetë nuk i kanë këto garanci! Kush prek demokratët do të përgjigjet një më një.

Çdo procedim, ndalim apo abuzim me protestuesit e djeshëm do të marrë përgjigje ligjore dhe qytetare. Cdo polici abuziv do t’ia çojmë ligjin te dera, çdo shkelësi do t’i kujtojmë se interesat e qytetarëve, e drejta e fjalës dhe protestës, nuk mund të negociohen me patronazhistët e pushtetit. 

Bëni kujdes, sepse kujdestaria e pushtetit nuk e ndal dot shpagimin e ligjit, dhe kur kjo të ndodhë as Edi, as Taulanti nuk do jenë aty për tu mbrojtur.

Në fund, edhe njëherë, mirënjohje për të gjithë shqiptarët që dhanë dje një mesazh force dhe shprese. Të gjithë protestuesve që u cenuan në krye të detyrës qytetare, në zemër të protestës, u themi se Partia Demokratike dhe opozita janë me ta në çdo hap ligjor dhe njerëzor."

belind kellici

Sondazh

Poll