Politike

Tensione në Byronë e Kuvendit/ Deputetët e opozitës debate me Felajn dhe Bushkën: Ku i keni fshehur deputetët?

Flamur Noka, Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi debatuan me Ermonela Felajn dhe Klotilda Bushkën, ndërsa dy deputetet socialiste ikën nga salla.

21 Shkurt 2024, 13:35 Nga r.ll
Tensione në Byronë e Kuvendit/ Deputetët e opozitës debate
foto nga mbledhja e byrose

TIRANË- Ka pasur tensione në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, ku po shqyrtohej ankimimi i dy deputeteve të PD-së, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, të cilat u përjashtua nga seancat plenare për 10 ditë.

Këto të fundit kërkuan mbledhjen e Byrosë, seancë në të cilën pati debat mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të maxhorancës. Flamur Noka, Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi debatuan me Ermonela Felajn dhe Klotilda Bushkën, ndërsa dy deputetet socialiste ikën nga salla.

“Turp, ju përfaqësoni krimin”, iu drejtua Noka përfaqësuesve të PS-së.

“Ku i ke fshehur deputetët? Jeni të frikësuar nga protesta”, dëgjohet teksa thotë Vokshi. Ndërsa Noka thotë; “ju ka hyrë lepuri në bark”. Sakaq, Dhurata Çupi i kthehet Bushkës, ndërsa i sugjeron asaj që të mbajë në sallë Felajn. 

elda hoti alban vokshi byroja e kuvendit

Sondazh

Poll