Politike

Bardhi: Amnistia penale është kthyer në akt jo transparent, nuk e dimë kush është versioni final

Bardhi ka theksuar se amnistia është kthyer në një akt jo transparent dhe se nuk dihet se kush është versioni final. 

21 Shkurt 2024, 14:29 Nga I.A
Bardhi: Amnistia penale është kthyer në akt jo transparent, nuk e
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se ata nuk do të votojnë nesër projektligjin për Amnistinë Penale. Gjatë një deklarate për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Bardhi ka theksuar se amnistia është kthyer në një akt jo transparent dhe se nuk dihet se kush është versioni final. 

"Amnistia është kthyer në një akt jo transparent, në një akt ku secili në mënyrë të fshehtë shton dhe heq sipas interesit të tij. Ne prej muajsh jemi në një aksion brenda Kuvendit dhe ky aksion do të vijojë. Amnistia është një akt humanizmi, duhet të qëndrojë larg sherrnajave mazhorancë-opozitë, ka qenë një akt konsensual, por s’ka patur asnjë procedurë konsensuale për të dalë me një draft të përbashkët. Nuk e kemi versionin zyrtar, se kush është versioni final. Këta ftojnë nesër deputetë të votojnë, ndërkohë që nuk dihet se kush është drafti final i amnistisë”, tha Bardhi

gazment bardhi

Sondazh

Poll