Politike

Anmistia Penale/ Ulsi Manja: Nuk ka asnjë amnisti për personat që janë në SPAK dhe GJKKO

Manja ka komentuar dhe deklaratën e Lulzim Bashës, i cili vendosi si kusht që do të shihte vendimin për të qenë nesër në Kuvend, vetëm nëse liroheshin protestuesit e arrestuar.

21 Shkurt 2024, 13:41 Nga I.A
Anmistia Penale/ Ulsi Manja: Nuk ka asnjë amnisti për personat që
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar sot se nuk do të ketë asnjë amnisti penale për personat që ndodhen në gjyq ose kanë marrë vendimin nga Gjykata e Posaçme. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Manja ka theksuar se pret që nesër ky projektligj të marrë 84 vota, pasi është për të mirë të njerëzve.   

“Dje në Komisionin e Ligjeve si Komision Përgjegjës ka kaluar projektligji për amnistinë dhe pret të marrë 84 vota në Kuvend. Falënderoj të gjithë deputetët për ekspertizën që shqyrtuan ne për nen. Ky projektligj ka amnistinë nga dënimi dhe ndjekja penale. Sa i përket amnistisë për ndjekje penale, flitet për lëndë dhe çështje që janë në duart e Prokurorisë ose janë ende pa u gjykuar," tha Manja.

Manja ka komentuar dhe deklaratën e Lulzim Bashës, i cili vendosi si kusht që do të shihte vendimin për të qenë nesër në Kuvend, vetëm nëse liroheshin protestuesit e arrestuar.

 “S’e kam ndjekur me thënë të drejtën. Amnistia është në miratimin e ligjeve të tilla. Madje bëheshin çdo fundvit. Në traditat e mëparshme pr.ligje të tilla janë bërë me konsensus. S’më vjen mirë që të prishet kjo traditë. Nuk mund të kondicionohet vota. Ata e kanë marrë dënimin për veprën që kanë kryer, shumica e dënimit është ekzekutuar. Bëhet fjala për një amnisti që iu fal një pjesë të dënimit, pasi ata e kanë arritur edukimin dhe proceset edukuese. Pres reflektim. Ndoshta dhe konfuzioni që u krijua sot nga dje, nuk dua ta besoj. Unë e shoh si një moment për ta shfrytëzuar për axhenda të vogla politike. Mund të ketë shumë diskutime në Kuvend që mund të diskutohen, por jo amnistia, pasi do të doja që të merrte 140 vota. Të dënuarit nuk janë të bardhë apo të zinj, rozë apo blu. Ata janë pjesëtarë të kësaj shoqërie që ne kemi detyrimin t’i kthejmë të rehabilituar në shoqëri. Dora jonë duhet të jetë e shtrirë për secilin prej tyre.”, tha Manja.

ulsi manja

Sondazh

Poll