Politike

Penguan seancën, Vokshi dhe Hoti ankimojnë vendimin për përjashtimin, mblidhet Byroja e Kuvendit

Vokshi dhe Hoti përmes një shkrese iu drejtuan Byrosë së Kuvendit, duke argumentuar se veprimi i ndërmarrë është i paligjshëm.

21 Shkurt 2024, 13:19 Nga M.B
Penguan seancën, Vokshi dhe Hoti ankimojnë vendimin për
Parlamenti

TIRANA- Deputetet eopozitës Albana Vokshi dhe Elda Hoti kanë ankimuar vendimin për përjashtimin e tyre, pasi penguan zhvillimin e seancës në Kuvend. Vokshi dhe Hoti përmes një shkrese iu drejtuan Byrosë së Kuvendit, duke argumentuar se veprimi i ndërmarrë është i paligjshëm.

Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë të dy deputeteve. Kjo masë erdhi me kërkesë të Partisë Socialiste, e cila kërkoi ndëshkim për sjelljen e zhurmshme të ligjvënësve të opozitës.

albana vokshi elda hoti

Sondazh

Poll