Politike

Mbledhja e Grupit të PD-së,Bardhi: Dënoj Ramën që ndërhyn në vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Po ashtu Bardhi ka shtuar se vendimi i Kushtetueses për marrëveshjen Rama-Meloni është akt tradhëtie kombëtare.

21 Shkurt 2024, 14:10 Nga I.A
Mbledhja e Grupit të PD-së,Bardhi: Dënoj Ramën që
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Bardhi ka dënuar ndërhyrjen e kabinetit të Ramës në anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu Bardhi ka shtuar se vendimi i Kushtetueses për marrëveshjen Rama-Meloni është akt tradhëtie kombëtare.

"Dua pa dyshim të bëj një koment për vendimin e GJK për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Keqardhje e thellë që GJK nuk u ngrit në interesin e opinionit publik, nuk kërkoi mendim të pavarur të GJEDNJ, akt i tradhtisë kombëtare. Marrëveshja përfshin Shqipërinë në hartën e vendeve që cënon të drejtat e qytetarëve. Dënoj ndërhyrjen e kabinetit të Ramës në anëtarë të GJK dhe shpreh keqardhjen që nga anëtar të betuar mbi Kushtetutë u ndërruan në Vali Bizhga në GJK. Rikonfirmoj vendimin e grupit të PD për të vijuar aksionin në Parlament”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll