Aktualitet

13 Nëntor 2019, 15:42 Nga DOSJA

KRUJË– Një banor i fshatit Murqinë ka treguar pasoja e reshjeve të shumta ditët e fundit në këto zona. Ai trefgon përpara kamerës se edhe rruga u është zhbllokuar totalisht dhe nëse situata vijon kështu do të izolohen të gjashta familjet që banojnë aty.

Sa herë bie shi vjen uji. Pak interesohet shteti për ne. Kemi misrat të gjitha të prishur, pa zhvesh, pa ashtu. Janë kalbëzuar. S’vjen njeri të na pyesë a keni nevojë për ndonjë gjë. A ju vjen uji çdo gjë apo jo…një rrugë duam këtu vetëm me zhavorr ta bëjë. Qeni nuk pyet për ne.. as qeni nuk pyet….kalamajt mbetën të bllokuar pa shkuar në shkollë. Jemi pesë gjashtë familje këtu dhe për pak do bllokohemi e do izolohemi të gjithë,”- shprehet ai.

Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke bërë që të bllokohen shumë rrugë në fshatin Murqinë.  Moti i keq ka sjellë probleme të shumta në Shqipëri. Erërat e forta kanë sjellë anulimin e lundrimit të anijeve në Vlorë dhe Durrës. Gjithashtu është pezulluar nisja e tragetit nga Durrësi drejt Barit. 

Gjithashtu mësohet se një pjesë e Llogarasë ka mbetur pa energji elektrike. Pa energji elektrike kanë mbetur edhe disa nga fshatrat e Gjirokastrës dhe Tepelenës por të paktën rrugët në këtë zonë nuk janë bllokuar. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kruje moti i keq ne shqiperi murqine kruje moti i keq ne shqiperi murqine

Sondazh

Poll