Aktualitet

I vrarë me armë zjarri, gjendet i vdekur 34-vjeçari në Vlorë, ekspertiza i zbulon plumbin në shpatull

13 Nëntor 2019, 07:59 Nga DOSJA

VLORË– Një 34-vjeçar i identifikuar si Kreshnik Dashaj është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Vlorë. Trupi i tij u gjet i pajetë pranë kupolës së avionëve në qytetin e Vlorës, në lagjen “Kushtrimi”.

Burime nga policia e Vlorës bënë me dije për Dosja.al se 34-vjeçari është baba i një fëmije dhe punonte në një firmë këpucësh. Dashi është vrarë disa orë pasi ka lënë punën e tij në mesnatë, ndërsa trupi i pajetë u pikas vetëm paraditen e sotme.

Fillimisht u dyshua se i riu kishte ndërruar jetë nga infarkti pasi kishte pasur probleme me zemrën, por ekspertiza e plotë mjeko-ligjore zbuloi plumbin në shpatull duke shuar çdo dyshim për mënyrën se si Dashi kishte humbur jetën. 

Kreshnik Dashi nuk rezulton të jetë një person me precedentë penalë, kështu që ende nuk dihen shkaqet e vrasjes apo pistat e para për autorët. Ndërkohë që hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet i vdekur 34 vjecari kreshnik dashaj vlore gjendet i vdekur 34 vjecari kreshnik dashaj vlore

Sondazh

Poll