Aktualitet

Anëtarja e KLP thumbon kandidaten për kryeprokurore: Jeni emëruar pa përmbushur afatet. Si reagon Memçaj

13 Nëntor 2019, 12:48 Nga DOSJA
Anëtarja e KLP thumbon kandidaten për kryeprokurore: Jeni emëruar

Tiranë- Një nga kandidatët në garë për kryeprokuror është Fatjona Memçaj, e cila gjatë intervistimit të saj para KLP-së ka deklaruar se  emërimi i saj si prokurore është bërë duke respektuar ligjin dhe në asnjë moment Presidenti dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk e shkelën atë.

Debati:

Anëtarja e KLP Nurihan Seiti: Emërimi juaj ka detyruar Prokurorinë e Përgjithshme dhe Presidentin të shkelin ligjin duke ju emëruar, sepse nuk plotësonit 7 vite për t’u bere prokurore. Çfarë mendoni atëherë për veten tuaj? Ka ndonjë vlere te jashtëzakonshme profili juaj qe këto dy institucione kane arritur t’ju propozoje dhe dekretoje?

Memçaj: Do ju saktësoj një gjë. Folët për shkelje ligji dhe kjo është në konceptin se si e keni vlerësuar dhe se si e keni parë ju. Për mua nuk ka pasur shkelje ligji. Kam konkurruar për vendin ku jam në KLP të asaj kohe. Kam marrë 5 vota nga 6 vota të nevojshme. Mbas këtij votimi, jam propozuar nga prokurori i Përgjithshëm i kohës, tek presidenti i Republikës, që ka pasur anëtarin e vet në Këshill. Ai ka lëshuar një dekret për emërimin tim në detyrë. Shkak se pse ka ekzistuar ky debat, kanë qenë të tjera. Kam kaluar jo në një individ, kam kaluar në një këshill. Jam e sigurt, se jo për hatrin tim dhe jo për profilin tim, s’do të shkelnin ligjin. Nuk ka pasur shkelje ligjore, por ka pasur interpretim të ligjit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatjona memcaj gara për kryeprokuror fatjona memcaj gara për kryeprokuror

Sondazh

Poll