Aktualitet

Vdekja e 58-vjeçarit në Korçë, reagon spitali: Iu dha ndihma maksimale, pacienti rezultoi me gurë në tëmth

13 Nëntor 2019, 14:38 Nga DOSJA
Vdekja e 58-vjeçarit në Korçë, reagon spitali: Iu dha

KORÇË- Spitali i Korçës ka reaguar ndaj akuzave të familjarëve të Telha Kelos, i cili vdiq sot, pasi kishte dhimbje koke dhe barku, por që u trajtua për tëmthin. Në njoftimin zyrtar, spitali shprehet se pacietit i është dhënë ndihma maksimale nga stafi mjekësor, por fatkeqësiht nuk ia doli të mbijetojë.

Njoftimi i Spitalit të Korçës:

Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë u shpreh ngushëllimet familjarëve të T.K duke sqaruar opinionin publik si më poshtë:

Pacienti T.K është paraqitur përpara dy ditësh në spital me ankesë dhimbje të kokës, menjëherë është kryer ekzaminimi i plotë duke përfshirë analiza laboratorike, EKG, eko abdominale, CT koke me contrast etj. Pas kryerjes së ekzaminimeve pacienti ka rezultuar me Kolecistit Kalkuloz.

Pas kësaj pacienti është shtruar në kirurgji. Gjendja e tij është rënduar mëngjesin e sotëm dhe pacienti është dërguar menjëherë në reanimacion ku për rreth dy orë është trajtuar nga reanimatori.

Spitali Rajonal Korçë, sqaron se bazuar në protokollet e mjekimit pacientit i është dhënë ndihma maksimale nga personeli i spitalit. Jemi në pritje të autopsisë. Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet  telha kelo vdes 58-vjeçari në korçë  telha kelo vdes 58-vjeçari në korçë

Sondazh

Poll