21 Shkurt 2024, 11:48
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Protesta e opozitës që u zhvillua një ditë më parë përpara Kryeministrisë ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave prestigjioze perëndimore.
"Fox News", "Reuters" dhe televizioni publik gjerman "ZDF", i kanë kushtuar një artikull tubimin të djeshëm të organizuar nga opozita.
Televizioni gjerman raporton se mijëra protestuan kundër kryeministrit Edi Rama. Sipas ZDF, protestuesit e akuzojnë për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.
"Fox News" shkruan se mijëra shqiptarë dolën në shesh kundër qeverisë. Në artikull shkruhet se protesta e cila përfundoi paqësisht shënoi edhe 33-vjetorin nga rrëzimi i statujës kryesore të diktatorit komunist, Enver Hoxha.
“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajtën një protestë antiqeveritare të martën, duke akuzuar kabinetin për korrupsion. Protestuesit hodhën gurë dhe flakadanë ndaj policëve. Disa rrëzuan një gardh prej hekuri rreth godinës kryesore të qeverisë në kryeqytet.
Protesta, e cila përfundoi paqësisht, shënoi edhe 33-vjetorin nga rrëzimi i statujës kryesore të diktatorit komunist, Enver Hoxha. Që nga tetori, ligjvënësit e opozitës kanë ndërprerë rregullisht seancat e parlamentit për të protestuar kundër refuzimit të socialistëve të krahut të majtë në pushtet për të krijuar komisione parlamentare për të hetuar rastet e dyshuara të korrupsionit, që përfshijnë kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Protesta e të martës tregoi gjithashtu mbështetje për ish-kryeministrin dhe liderin aktual të opozitës, Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpie, ndërsa po hetohet për keqpërdorimin e postit të tij për të ndihmuar dhëndrin e tij që të privatizonte një tokë publike për të ndërtuar ndërtesa banimi”, shkruan rrjeti amerikan.
"Reuters" shkruan se protestuesit hodhën gurë dhe bomba molotove drejt godinës së kryeministrisë duke akuzuar zyrtarët shtetërorë për përfshirje në krim dhe korrupsion.
"Protestuesit e opozitës sulmuan ndërtesën e qeverisë së Shqipërisë me bomba benzine dhe gurë të martën vonë, duke akuzuar zyrtarë shtetërorë për përfshirje në krimin e organizuar dhe korrupsion, pasi lideri i tyre u vendos në arrest shtëpie.
Mijëra njerëz u mblodhën para selisë së qeverisë në kryeqytetin Tiranë, ndërsa oficerët e policisë së trazirave u thirrën për të rrethuar zyrën e kryeministrit Edi Rama. Nuk ka raportime të menjëhershme për të lënduar, dëme të rënda apo arrestime.", shkruhet në artikull.
fox news reuters zdf protesta e opozitës 20 shkurt 2024
Politike
21 Shkurt 2024, 11:14
M.B
Lulzim Basha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha ka bërë me dije se nuk do të votojë ligj...
Politike
21 Shkurt 2024, 10:06
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të mbledhë sot anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS. Ta...
Politike
21 Shkurt 2024, 10:02
r.ll
protesta
TIRANË- Deputeti Flamur Noka ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje , që tregojnë sipas tij se protestuesit janë dhunu...
Politike
21 Shkurt 2024, 09:48
M.B
Igli Hasani
INDIA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur sot drejt Indisë ku do të zhvilloj...
Politike
21 Shkurt 2024, 09:24
r.ll
fatmir mediu
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 6 mars seancën në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojt...
Politike
21 Shkurt 2024, 09:01
M.B
Edi Rama dhe Recep Tayip Erdogan
ANKARA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga takimi i djeshëm me presidentin e Turqisë Recep Tayip E...
Politike
21 Shkurt 2024, 08:46
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Zbardhet drafti final i Amnistisë Penale, që pritet të kalojë për votim në seancën e nes&eu...
Politike
21 Shkurt 2024, 08:36
r.ll
deputet e pd
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka vendosur të mbledhë paraditen e sotme de...
Politike
21 Shkurt 2024, 08:15
r.ll
edi rama dhe rexhep tajip erdogan
TURQI- Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka vizituar Turqinë ku u prit nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan...
Politike
20 Shkurt 2024, 23:04
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Gazment Bardhi ka komentuar pjesëmarrjen e disa deputetëve dhe veçanërisht deputetes Jorida Tabaku, e ci...