Politike

Ministri Hasani vizitë 3 ditore në Indi: Zgjerojmë marrëdhëniet në zhvillimin e projekteve strategjike

I ftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë, Hasani do të marrë pjesë në edicionin të 9-të të "Raisina Dialogue", si dhe do të zhvillojë takime dypalëshe e shumëpalëshe.

21 Shkurt 2024, 09:48 Nga M.B
Ministri Hasani vizitë 3 ditore në Indi: Zgjerojmë
Igli Hasani


INDIA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur sot drejt Indisë ku do të zhvillojë një vizitë pune 3 ditore. I ftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë, Hasani do të marrë pjesë në edicionin të 9-të të "Raisina Dialogue", si dhe do të zhvillojë takime dypalëshe e shumëpalëshe. Mësohet se Hasani do të takohet me kryeministrin Arvind Kejriëal, Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Dr.S. Jaishankar, drejtues të kompanive më të mëdha indiane në fushën e teknologjisë, shëndetësisë, arsimit etj.

Synimi i vizitës është zgjerimi i marrëdhënieve me Indinë në zhvillimin e projekteve strategjike në infrastrukturë, energji, inovacionin, farmaceutikë, softuer, turizmi dhe sektorë të tjerë. India është një partner tregtar i rëndësishëm i Shqipërisë, furnizuesi i katërt më i madh gjatë viteve të fundit për tregun shqiptar. 

igli hasani india vizite

Sondazh

Poll