Politike

FOTO/ Çfarë nuk u pa nga vizita në Ankara? Rama ndan pamje nga takimet e zhvilluara

Rama u prit me ceremoni zyrtare në pallatin presidencial në Ankara, në kuadër të takimit të përbashkët të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik.

21 Shkurt 2024, 09:01 Nga M.B
FOTO/ Çfarë nuk u pa nga vizita në Ankara? Rama ndan pamje nga
Edi Rama dhe Recep Tayip Erdogan

ANKARA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga takimi i djeshëm me presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan. Rama u prit me ceremoni zyrtare në pallatin presidencial në Ankara, në kuadër të takimit të përbashkët të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik. Ai ishte i shoqëruar nga disa ministra teksa u firmosën 6 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Rama e falënderoi Erdogan për ndihmën në tre periudha jetë a vdekje për shqiptarët, ndihmën në tërmetin e vitit 2019, vaksinat COVID dhe njohjen e pavarësisë së Kosovë pak minuta pas shpalljes. Nga ana tjetër, Presidenti turk premtoi rritje të volumit tregtar në 2 miliard $ dhe kërkoi pastrimin e mbetjeve të organizatës FETO në Shqipëri.

edi rama erdogan

Sondazh

Poll