Politike

Rama për volumin tregtar mes dy vendeve: Të arrijë 1 miliardë euro. Erdogan: Objektivi është 2 miliardë dollarë! Sa është niveli i shkëmbimeve tregtare Turqi-Shqipëri?

Ndërkohë rreth tre javë parë ministri i Jashtëm turk vizitoi Shqipërinë ku zhvilloi një takim me homologun e tij në vendin tonë, ministrin Igli Hasani. Ky i fundit tha gjatë fjalë së tij se niveli i vëllimit të shkëmbimit tregtar arrin kuotën e 760 milionë eurove, ndërsa tha se do të punohet që niveli i shkëmbimeve tregtare dypalëshe të kalojë shifrën e 1 miliard Eurove.

21 Shkurt 2024, 08:15 Nga r.ll
Rama për volumin tregtar mes dy vendeve: Të arrijë 1
edi rama dhe rexhep tajip erdogan

TURQI- Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka vizituar Turqinë ku u prit nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan. Rama nisi vizitën e tij fillimisht për disa homazhe kujtese në muzoleumin e Ataturkut. Më pas zhvilloi një takim me Erdogan ku firmosën disa marrëveshje të rëndësishme. Pas përfundimit të firmosjes publike të marrëveshjeve, dy krerët e shteteve patën një komunikim për mediat.  

Erdogan tha se volumi tregtar mes dy vendeve ka arritur në 1 miliardë dollarë, ndërsa shtoi se objektivi ishte ta çojmë në 2 miliardë dollarë.

"Përforcuam bazën juridike të bashkëpunimit tonë. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliardë dollarë, objektivi ynë është ta çojmë në 2 miliardë dollarë. Kam besim se do ia arrijmë në një kohë shumë të shkurtër", tha Erdogan.

Nga ana tjetër në fjalën e tij kryeministri Rama tha se volumi tregtar mes Turqisë dhe Shqipërisë duhet që me çdo kusht të ngrihet në të paktën mbi 1 miliard euro.

“Kemi arritur në shifrën e 3,7 miliardë eurove, por siç e nënvizuat edhe juve në takimin e Këshillit të Lartë Strategjik, potenciali është për shumë më tepër, për të mos folur pastaj për volumin tregtar që me çdo kush ne duhet ta ngremë në të paktën mbi 1 miliard euro dhe këtu tani do ishte mirë që t’ju propozoja të vinim një bast që ju të futeshit në sedër edhe ne t’ia dilnim kësaj, por bastet në Turqi vazhdojnë të jenë të ndaluara”, u shpreh Rama.

Ndërkohë rreth tre javë parë ministri i Jashtëm turk vizitoi Shqipërinë ku zhvilloi një takim me homologun e tij në vendin tonë, ministrin Igli Hasani. Ky i fundit tha gjatë fjalë së tij se niveli i vëllimit të shkëmbimit tregtar arrin kuotën e 760 milionë eurove, ndërsa tha se do të punohet që niveli i shkëmbimeve tregtare dypalëshe të kalojë shifrën e 1 miliard Eurove.

Rama dhe Erdogan nënshkruan një ditë më parë tre memorandume bashkëpunimi dhe dy marrëveshje. Memorandumet ishin për Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura dhe për Fushat e Medias dhe Komunikimit në komunikimin dhe informimin publik. Sikurse marrëveshje mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA në Tirana. Përfshi një marrëveshje kuadër me karakter ushtarak. Rama fillimisht falenderoj Erdogan për bashkëpunimin, ndihmën dhe suportin e dhënë duke i kujtuar Spitalin Memorial të Fierit dhe nga ana tjetër Presidenti turk ka vlerësuar marrëveshjet e arritura dhe ka kërkuar nga Rama që të largoi nga Shqipëria, mbetjet gyleniste.

edi rama rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll