Politike

"Ajo është opozitare, ka luftuar shumë për bashkimin e PD-së"/ Bardhi flet për Tabakun: I japim kohë për të marrë vendimet

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka thënë se Jorida Tabaku është opozitare dhe që ka luftuar për bashkimin e PD-së. Ai theksoi se deputetja Tabaku duhet të ketë kohën e nevojshme për të marrë vendimet e saj.

20 Shkurt 2024, 23:04 Nga h.k
"Ajo është opozitare, ka luftuar shumë për bashkimin e
Foto ilustruese

TIRANË-Gazment Bardhi ka komentuar pjesëmarrjen e disa deputetëve dhe veçanërisht deputetes Jorida Tabaku, e cila duket e pa pozicionuar. Bardhi tha se mbeten jashtë bashkimit edhe elementë të caktuar të PD-së, një pjesë e të cilëve nuk janë shprehur ende.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka thënë se Jorida Tabaku është opozitare dhe që ka luftuar për bashkimin e PD-së. Ai theksoi se deputetja Tabaku duhet të ketë kohën e nevojshme për të marrë vendimet e saj.

Tabaku është opozitare, ka luftuar për bashkimin e PD, ka luftuar më shumë se kushdo tjetër për bashkimin e PD, do duhet t’i japim kohën e mjaftueshme për të marrë vendimet e veta, por zonja Tabaku është me PD, me opozitën, ka bërë opozitë do vazhdojë të bëjë opozitë”, u shpreh Bardhi.

Ndërsa zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, u shpreh se “ne ftojmë të bashkohet me PD çdo deputet përveç Bashës dhe Alibeajt. Basha ka punuar kundër demokratëve dhe vazhdon të punojë kundër demokratëve”.

protesta e opozites

Sondazh

Poll