Politike

Bardhi mbledh sot grupin parlamentar, takimi vjen një ditë pas protestës së opozitës para Kryeministrisë

Në njoftimin drejtuar deputetëve, mësohet se takimi është parashikuar që të nisë në orën 11:30 në Kryesinë e Kuvendit.

21 Shkurt 2024, 08:36 Nga r.ll
Bardhi mbledh sot grupin parlamentar, takimi vjen një ditë pas
deputet e pd

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka vendosur të mbledhë paraditen e sotme deputetë demokratë. 

Në njoftimin drejtuar deputetëve, mësohet se takimi është parashikuar që të nisë në orën 11:30 në Kryesinë e Kuvendit.

“Te nderuar kolege,
Nesër ora 11:30 do te zhvillojme mbledhjen e grupit. Për shkak se disa kolege kane mbledhje me vone ne Kryesi, mbledh neser do ta zhvillojme tek salla e grupit ne Kryesine e Kuvendit. Ju falenderoj! Naten.”, thuhet në njoftimin për demokratët.

Takimi i tyre vjen një ditë pas protestë të zhvilluar ditën e djeshme para Kryeministrisë, ku edhe kreu demokrat Sali Berisha ishte i pranishëm përmes një fjalimi nga ambientet e banesës ku ndodhet në arrest shtëpie që nga 30 dhjetori.

partia demokratike gazment bardhi

Sondazh

Poll